TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zgjerohet “shporta” e vjedhjeve të shqiptarëve në Itali.
Behet fjalë për vjedhjen 700 kg vaj ulliri të sapo prodhuar nga një ndërmarrje bujqësore në San Xhiminjan, shkruan Corrieredisiena.it.
Sapo morën njoftimin nga të zotët e mallit, karabinierët filluan të hetonin dhe ditën tjetër u vunë në ndjekje të një makinë që po kryente disa manovrime te dyshimta dhe më pas individualizuan dy shqiptarët B.R., 32 vjeç dhe D.B., 27 vjeç.
Pasi iu vunë në ndjekje dhe dy shqiptarëve iu bllokua makina disa kilometra më pas, karabanierët iu gjetën atyre tre fuçi me nga 50 kg secila, si dhe disa çelësa të një hangari të madh në komunën Kastelina në Kianti.
Pas kontrollit, përveç sasisë tjetër të vajit, atyre iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura.
TPZ.AL