TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
12-vjeçari var veten me litar në kasollen e bagëtive. Tragjedia ka ndodhur në fashtin Dëshiran në Belsh të Elbasanit.
Policia bën të ditur se 12-vjeçari me inicialet E.E është gjetur i vetëvarur nga familjarët të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Njoftimi i plotë
Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç.
Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12-vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.
Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.