AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 19:15

Monika Kryemadhi reciton nën tingujt e muzikës, para grave të LSI-së (video)

Monika Kryemadhi reciton nën tingujt e muzikës, para grave të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka marrë fjalën në konventën e LGI-së (Lëvizja e Gruas për Integrim). Kryemadhi ka folur me tone mallëngjyese, nën sfondin e një muzike që shoqëronte fjalimin e saj dhe ka recituar një poemë të Pashko Vasos.

Kryemadhi iu drejtua grave të LSI-së por edhe grave të të gjithë Shqipërisë, që të ngrihen kundër regjimit të Edi Ramës.

" Ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi. Ndjej revoltë sepse jam nënë dhe dua që fëmijët e mij ta duan Shqipërinë dhe jo ta shohin si një vend të huaj. Dua të flas si nënë, por edhe si kryetare e LSI-së. Ne gratë kudo që jemi kemi një forcë të madhe. Sot jemi qindra dhe mijëra. Misioni im, është t’ju udhëheq ju. Të krijojmë rrethin e energjisë së zemrave të nënës. Kemi nevojë për politikën që duan njerëzit. Politikën e njerëzve të thjeshtë. Ne jemi të gjitha njësoj, LSI-ste dhe socialiste, demokrate dhe shoqëri civile, fshatare dhe pedagoge, të gjitha jemi njëlloj"  u shpreh Kryemadhi.

Më pas Kryemadhi recitoi poemën e Pashko Vasës, "O moj Shqypni", moment që emocionoi dhe mallëngjeu shumë nga pjesëmarrëset në këtë takim.

Video:

/TPZ.AL/