AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 15:41

Vodhën dy vila, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë

Vodhën dy vila, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë

Policia e qytetit Gavere në Belgjikë arrestoi dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje me thyerje të dy shtëpive.

Por, nëse në shtëpinë e parë, pavarësisht se hynë me duke shkaktuar dëme ata nuk u pikasën, tek e dyta u aktivizua alarmi.

Për të gjetur dy shqiptarët, policia belge përdori edhe një helikopter, që i pikasi ata në një kamion, raporton portali belge Lhn.be.

Dy shqiptarët, të moshës 29 dhe 49 vjeç, u arrestuan dhe dolën përpara gjykatës së Gentit.

TPZ.AL