AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 15:30

U votua si drejtori sportiv i vitit në Itali, Lacio blindon Igli Taren

U votua si drejtori sportiv i vitit në Itali, Lacio blindon Igli Taren

Pak ditë më parë, Igli Tare u votua si drejtori më i mirë sportiv i vitit në futbollin italian.

Përveçse ky lajm i bukur i gëzoi të gjithë shqiptarët, i pari që e pa në një këndvështrim ndryshe ishte presidenti i Lacios, Klaudio Lotito.

“Lacio-Tare është një martesë që po zgjat por 10 vitesh dhe është e destinuar të vazhdojë akoma, pasi Lotio nuk ka asnjë që synim që të lërë t’i iki nga duart drejtuesi i tij i besuar”, shkruan portali italian 90min.com.

Në fakt, kontrata e Tares skadon në qershor të vitit 2018, por bosi i skuadrës italiane nuk dëshiron kurrsesi t’i iki një menaxher kaq i zoti sa ish-kapiteni i Shqipërisë.

Loti është gati ta blindojë Taren me një kontratë të majme, në mënyrë që të shmangë synimet e klubeve të tjera, sidomos atyre europiane.

Puna e Tares në këto vite ishte përcaktuese për aspektin ekonomik të Lacios, nisur edhe nga blerjet e rëndësishme me vlera të vogla financiare, por të shitura më pas shumë shtrenjtë.

TPZ.AL