TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Charlie Rose me një karrierë të gjatë televizive në SHBA, është pezulluar nga detyra pas akuzave për ngacmime seksuale.
Ishin tetë gra që ngritën akuzat kundrejt tij për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmime seksuale.
"Këto akuza janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe i marrim ato shumë seriozisht," tha CBS News, PBS dhe Bloomberg.
Rose tha se jo të gjitha akuzat ishin të sakta dhe ka kërkuar falje.
Akuzat ndaj tij variojnë nga vitet 1990 deri në vitin 2011.
Dy gra që punuan për Z. Rose thanë se ai ecte lakuriq para tyre dhe një tjetër tha se ajo ishte prekur nga ai në një party.
BBC, 75 vjeçarin e ka quajtur një nga transmetuesit më të respektuar të Amerikës. Ai është i njohur për kryerjen e intervistave të thella, duke përfshirë edhe miq të profilit të lartë si ish-Presidenti Barack Obama, apo miliarderin Warren Buffett, në programin e tij televiziv që u transmetua për herë të parë në 1991.
Intervistat e tij i kanë fituar çmimet Emmy dhe Peabody, dhe ai u emërua nga revista Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në 2014.
Përshtati Tpz.al
[gallery ids="24086,24085,24083,24084,24081"]