AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 19:08

Dosja “Tahiri”, priten katër arrestime zyrtarësh të lartë të Policisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar katër urdhër-arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës.

Kush është Jaeld Çela

Zëvendësdrejtor për krimet në drejtorinë e policisë në qarkun, Durrës për periudhën 01.01.2014­05.08.2014

Drejtor në Drejtorinë e Policisë së qarkut, Vlorë nga shtatori 2014 deri në prill të 2017.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2014, Çela rezulton se ka marrë më në vitin 2007 një kredi hipotekore prej 35 000 euro, me afat 20 vjet