TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i shquar si njeri i fjalës por jo i punës ka nisur rikonstruksionin e fasadave të pallateve ekzistues, në Tiranë.
Fillimisht ky investim është bërë në zonën hyrëse të kryeqytetit, nga “Zogu i Zi” e deri në qendër. Më pas, rregullimet e fasadave janë shtrirë në zonën e shallvareve, ndërsa tani kanë ngecur tek hyrja e ish Bllokut.
Banorët e këtij pallati (në fotot e mëposhtme), kanë denoncuar në Tpz.al, se Bashkia e Tiranës i ka ndërprerë punimet për rregullimin e fasadës, që prej dy muajsh. Bizneset në katin e parë janë paralizuar krejtësisht, ndërsa banorët në katet e mësipërme nuk mund të dalin në ballkon për shkak të skelave të vendosura.
Fotot e shkrepura nga Tpz.al, janë bërë ditën e djeshme (të martën) dhe siç shihet asnjë punëtor bashkie nuk gjendet. Kjo situatë ka shkaktuar mërzitjen e qytetarëve kësaj zone por jo vetëm. Shumë turistë të huaj e frekuentojnë këtë trotuar për të hyrë në zonën e ish Bllokut, por tashmë ata duhet të dalin në mes të rrugës.
Kjo, për shkak se bashkia që drejton Erion Veliaj, po “fle gjumë” përsa i përket përfundimit të rikonstruksionit të fasadës së këtyre pallateve./TPZ.AL/
[gallery columns="1" ids="24075,24074,24073,24072,24071,24070"]