AKTUALITET, 21 Dhjetor 2017, 21:58

Kryemadhi kritikon Adriatik Lallën: Mbylli hetimet për 3 ministra!

Kryemadhi kritikon Adriatik Lallën: Mbylli hetimet për 3 ministra!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kritikoi edhe ish kryeprokurorin, Adriatik Llalla, pasi ka mbyllur dosje të rëndësishme për 3 ministra të qeverisë “Rama 1”.

Kryemadhi: E dini pse kanë çuar dosjen e drejtorit të ARRSH-së, Dashamir Xhika në prokurori? Sepse unë përmenda në parlament Gjiknurin që ka dosje në prokurori. Prej dy vitesh Llalla nuk e hapi, ka dosje për puset e naftës, ka për mosbarazi tenderash për Gjiknurin. Adriatik Lalla, nuk ka hapur as dosjet e Beqaj dhe të Milva Konomit, po kështu dosje të fondit të investimeve kombëtare.

Sipas kryetares së LSI-së, prokuroria është e kapur nga kryeministri.

Kryemadhi: Prokuroria është peng i Edi Ramës, dhe ndonjë tjetri në grupin e PS, integriteti i saj (Arta Markut) tashmë është në dorën e saj, dhe këtë do e tregojë puna e saj, të gjithë do të vëzhgonjnë.

/TPZ.AL/