TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka fituar sot “bastin publik” që vendosi me ndjekësit e tij në rrjetin sociale.
Më datë 22 janar kur Donika Prela doli për herë të parë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Manjani theksoi se ajo do ta kalonte vetingun pavarësisht, kritikave të përfaqësuesit të Operacionit të Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sot pasi Prela u konfirmua në detyrë, Manjani shkruan se “vetingu tregoi se është më i drejtë se drapri, nuk te fal”.
“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!
Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.
Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shkruan ai.