AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 13:42

Kërkohej për vrasje në Itali, kapet në Kavajë 45 vjeçari


Policia e Kavajës ka arrestuar një 45 vjeçar i cili kërkohej nga drejtësia italiane. Në pranga ka rënë E.M, pasi ishte dënuar me 14 vite burg nga drejtësia italiane.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”, të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian”, – thotë policia.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”, të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.