AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 12:52

Kanabisi/ Xhafaj godet Tahirin: Në të shkuarën janë bërë gabime

Kanabisi/ Xhafaj godet Tahirin: Në të shkuarën janë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj ka kritikuar indirekt punën e paraardhësit të tij Saimir Tahiri në luftën kundër kanabisit.

Në fjalën e tij Xhafa ka theksuar një shprehje se “historia përsëritet nëse harrojmë gabimet e së shkuarës!”, duke lënë të kuptohet se Tahiri lejoi kultivimin e bimës  narkotike në mbarë territorin e vendit.

“Me gjithë lumin e akuzave, çjerrjeve dhe kakofonisë ne zgjodhëm heshtjen. Punonjës të Policisë së Shtetit, u them se ne ia dolëm në këtë fazë të parë të procesit! Faleminderit të gjithë atyre që besuan te qeveria, besimi juaj mbetet motivimi ynë!

Thonë se historia përsëritet nëse harrojmë gabimet e së shkuarës! Sot është koha të kujtojmë se një oficer u qëllua në Lazarat nga brenda fshatit.  Sot bastionet e krimit dhe zonat e ndaluara i përkasin të shkuarës”, tha ai.

Një vit më parë u konstatua rritje e kanabisit në pjesë të ndryshme, nga paaftësia e strukturave tona, kjo mbetet për t'u analizuar.

Dëmi ishte i madh. Në këtë sipërmarrje u përfshinë fermerë të pafajshëm, që lanë mënjanë zhvillimin bujqësor të tokave. U përfshinë oficerë policie, të paaftë të përmbushnin detyrat e ligjit.

Qeveria reagoi ndaj fenomenit, ndërmori një kompleks masash dhe rezultati është ky që u bë publik nga partnerët që e kanë monitoruar hap pas hapi.

Autoritet sot është shtetit dhe ligji. “Miku i mirë në ditë të vështira njihet”, për miqësinë që na keni shprehur.

Më herët, në fjalën e mbajtur, homologu italian i Xhafës Marco Minniti theksoi se në Shqipëri s’mund të ketë të paprekshëm. Deklarata e Minniti-t vjen në një kohë kur opinioni publik vijon të ziejë nga skandali "Tahiri", ku për herë të parë një ish-ministër dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. /TPZ.al/