AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 11:08

Tjetër furtunë në administratë, Gjiknuri largon 15 drejtorë njëherësh

Tjetër furtunë në administratë, Gjiknuri largon 15

Nuk kanë të ndalur spastrimet nga administrata. Sëfundmi mësohet mbi një reformë në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e njohur ndryshe “drejtoria e patentave”. Ministri Damian Gjiknuri ka shpallur vende vakante për 15 poste të rëndësishme në këtë drejtori.

Këto ditë është miratuar organigrama e re e këtij institucioni dhe i është hapur rruga  largimit të 15 drejtuesve rajonalë dhe atyre në qendër.

Dy vendet vakante të shpallura në drejtorinë qendrore janë: Posti i Drejtorit të Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit Administrativ. Ndërsa do të lëvizin të gjithë drejtorët në rrethe.

Në qeverinë “Rama 1”,  Drejtoria e Rrugëve është drejtuar nga LSI-ja, ndaj të parët që do largohen janë të punësuarit e LSI-së.

Pak ditë më parë 12 prefektë u shkarkuan me një të rënë të lapsit nga kryeministri Rama.