TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti deklaroi sot se duhet të goditen “të paprekshmit” në luftën ndaj krimit të organizuar.
Deklarata e tij u bë gjatë prezantimit të raportit për "Monitorimin ajror të kanabisit", ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Guarda Di Finanza-s dhe Policisë së Shtetit shqiptar.
“Më lejoni të nënvizoj dy gjëra:
Së pari, operacionet e suksesshme duken në kohë. Kemi arritur një rezultat që duhet ta ruajmë dhe ta rrisim në vitet e ardhshme. Ne duhet të godasim trafikantët dhe organizatat e mëdha, duhet të godasim të ashtuquajturit 'të paprekshëm'. Sepse në Evropë, në Itali, nuk ka 'të paprekshëm' ”, tha ai.
Deklarata e Minniti-t vjen në një kohë kur vijon të jetë e nxehtë çështja "Tahiri", ish-ministri i Brendshëm i qeverisë "Rama" që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
"Në këto vite kemi pasur një bashkëpunim të plotë, i cili ka çuar në rezultate që janë njohur nga përfaqësuesit italianë, në radhë të parë. Faleminderit sepse ne kemi përballë një operacion suksesi, që u përshkrua këtu me shifra. Që prej vitit 2015 deri në vitin 2017 kemi parë një rritje progresive të rezultateve", u shpreh më herët ministri italian. /TPZ.al/