TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Kryemadhi theksoi edhe një herë se lidhja e Ramës me krimin e organizuar po frikëson investitorët.
Ndërkaq Kryemadhi nuk e ka kaluar pa përmendur çështjen “Tahiri”, duke e cilësuar lidhjen e një ish-ministri me trafikun e drogës si të paprecedentë në rajon.
“Grupe të njohura kriminale janë angazhuar në fushatën e Rilindjes. Arritën me suportin e policisë...Rasti i Tahirit është i paprecedentë në të gjithë rajonin tonë, ku një ish-ministër akuzohet për lidhje me trafikun e drogës. Mjafton vetëm fakti që ish-ministri rezulton i përfshirë në një grup kriminal për të kuptuar se çfarë qëndrimi kanë qytetarët tanë.
Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që frikësohen investitorët e huaj, që pengon vendet e punës, që është kaq shkatërrimtar për përparimin e vendit tonë. Rritja e papunësisë, shkurtimi i vendeve të punës, mungesa e investimeve, koncesionet e dyshimta janë tabloja e zymtë që ne shohim”, tha Kryemadhi në fjalën e saj. /TPZ.al/