TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është prezantuar sot në Tiranë nga krerët e lartë të Guarda Di Finanza-s “Monitorimi Ajror i kanabisit për vitin 2017”.
Në fjalën e mbajtur Komandanti i Përgjithshëm i Guardia Di Finanza Giorgio Toschi theksoi rolin e Italisë në luftën antikanabis që ka qenë një problematikë e madhe e viteve të fundit.
"Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 tonë lëndë narkotike", me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë. Do të doja ta vija theksin te përshtatja e luftës përkundër veprimit të organizatave kriminale. Interesi i madh që ka Guarda Di Finanza, për rrjedhojë trupa jonë do të vijojë të garantojë angazhimin dhe profesionalizmin e ushtarakëve dhe oficerëve të vet për shtypjen e fenomenit”, tha ai.
Ndërkaq një tjetër drejtues i lartë theksoi në fjalën e mbajtur më herët se Guarda Di Finanza ka kryer nga maji i vitit 2015 plot 129 orë fluturimi. I pranishëm në sallë është edhe ministri i Brendshëm Marco Minniti.
/TPZ.al/