AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 12:29

HEC-et në Valbonë;Gjykata jep OK, rrëzon padinë e banorëve

HEC-et në Valbonë;Gjykata jep OK,

Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për ndalimin e ndërtimit të HEC-ve në Valbonë.

Sipas vendimit e gjykatës ndërtimi i HEC-ve është konsideruar e ligjshme. Gjykata rrëzoi padinë e banorëve të njësisë administrative Markgegaj.

Ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë është kundërshtuar vazhdimisht, herë me protesta e herë me koncerte, nga banorët e zonës dhe nga aktivistë të mjedisit.

Banorët shprehen se ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.

TPZ.al