AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 11:05

Ministri i Brendshëm italian në Tiranë, takohet me Fatmir Xhafën

Ministri i Brendshëm italian në Tiranë, takohet me Fatmir

Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti, ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë që vijon të jetë ende e nxehtë çështja “Tahiri”, ish-ministri i akuzuar për trafik droge me bandën “Habilaj”.

Minnitti e nisi vizitën me një takim me holomogun shqiptar Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh publikisht se nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë ish-ministrin në trafik. Mësohet se takimi mes dy ministrave të brendshëm ka zgjatur për rreth 1 orë.

Ndërkaq, pjesë e vizitës është edhe delegacioni i nivelit të lartë të ministrisë dhe policisë italiane.

Axhenda e ministrit italian vijon në orën 11:00 me një takim me presidentin Ilir Meta, dhe në orën 11:30 me kreun e qeverisë Rama. Po sot pritet të jepen rezultatet për monitorimin nga ajri të kanabisit për vitin 2017. /TPZ.al/