AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 11:21

"Ish-kreu i SHISH-it nuk raportoi mbi Habilajt", ja deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë

"Ish-kreu i SHISH-it nuk raportoi mbi Habilajt", ja deklarata e

Ish-kreu i SHISH-it, Visho Ajazi, nuk ka raportuar për kalimet e paligjshme të Habilajve nga Porti i Vlorës. Denoncimi i fortë mbi rastin në fjalë është bërë nga Gjergj Thanasi, një ekspert i çështjeve të sigurisë, i trajnuar nga agjenci italiane dhe angleze.

Në një intervistë të  publikuar sot në “Panorama”, ai sjell në vëmendje edhe ndikimin e rritur rus në Shqipëri, por dhe një takim të mundshëm, por të paverifikuar të Visho Ajazit me rusen Olga, ish-punonjëse e një shërbimi inteligjent për sistemet e sigurisë.

“Unë kam parë dhe një gjë interesante. Një blog në gjermanisht ka informacione shumë interesante, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhënie me një Olga, një ish-nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjent për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por shpërdorimi i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim”, thotë ai./TPZ.al/