TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako, duke folur në Konferencën Përmbyllëse të Misionit të Monitorimit Ajror 2017, në luftën anti kanabis, ka bërë një deklaratë thuajse të pabesueshmë, se shteti ynë ka rezultate historike në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
“Sot prezantojmë rezultate historike në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Çdo punonjës policie mori përgjegjësi për pjesë të ndryshmë të territorit. Shembulli i sakrificës dhe integritetit është modeli që i prezantuam qytetarëve në këtë proces", u shpreh Çako.
Këtë deklaratë, Haki Çako e bëri përpara ministrit të brendshëm Italian, një vendi që ka sjellë në Shqipëri dosje voluminoze që flasin për tonelata droge të trafikuara dhe për kartele që mund të kenë qenë të lidhur direkt me ish ministrin e brendshëm të vendit tonë.
Çako gjithashtu tha se ka patur një bashkëpunim të policisë shqiptare me atë italiane. Megjithatë, nëse ky bashkëpunim ka qenë kaq i ngushtë dhe i frytshëm, nuk kuptohet përse autoritetet italiane janë munduar maksimalisht të shmangin ministrinë e brendshme dhe ministrinë e drejtësisë për kalimin e informacioneve, dhe kanë ardhur t'i sjellin provat dorazi në prokurori për çështjen Habilaj.
TPZ.AL