TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i të vdekurve tashmë ka mbërritur në 40, e pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve lokale, situata e zjarreve në Kaliforni vazhdon të përkeqësohet. Guvernatori Jerry Brown tha se kjo është një prej tragjedive më të mëdha, me të cilat është përballur ndonjëherë shteti amerikan. 3.000 persona u evakuan vetëm të shtunën nga Santa Rosa, në rajonin e verërave Sonoma, një ndër më të goditurit.
Punonjësit e shpëtimit janë duke përdorur qentë me erë për të kërkuar trupa në rrënojat e shtëpive të djegura nga zjarret, në një kohë kur askush nuk ka dëgjuar ende nga pothuajse gjysma e 900 njerëzve të regjistruar zyrtarisht si të zhdukur. “Kemi gjetur trupa që janë pothuajse tërësisht të paprekur, ashtu sikurse kemi zbuluar të tjerë që nuk janë asgjë më shumë sesa hi dhe eshtra. Një nga mënyrat që ne bëjmë identifikimin në këto raste është përmes pajisjeve mjekësore”, thonë zyrtarët kalifornianë.