SPORT, 27 Tetor 2017, 20:40

Duhen 60 milionë euro për të mos “humbur” presidentin

Duhen 60 milionë euro për të mos “humbur” presidentin

Nëntori do të jetë një muaj vendimtar për të ardhmen e Milan-it. Siç ka bërë të ditur “La Repubblica”, presidenti aktual Yonghong Li, deri në fundin e muajit të ardhshëm, do të duhet të derdhë këstin e parë të rritjes së kapitalit me vlerë 60 milionë euro, siç është rënë dakord majin e kaluar. Bëhet fjalë për një rritje të rëndësishme edhe për shkak të marrëdhënieve që ekzistojnë mes biznesmenit kinez dhe fondit Elliot (me të cilin ekziston një borxh prej rreth 303 milionë euro).

Në fakt, kontrata e financimit parashikon që Milan nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë me një bilanc në deficit dhe parashikon që aksionari kryesor të përgjigjet në raste të tilla duke futur kapitale të reja në klub. Në rast të kundërt, fondi Elliot do të ketë mundësinë të marrë menjëherë kontrollin e Milan-it.

Në rast se një gjë e tillë ndodh, Marco Fassone do të mbetej administratori i deleguar i klubit, ndërsa presidenca do t’i shkonte Paolo Scaroni-t, që punon për bankën e investimeve Rothschild dhe i cili ka qenë përfaqësuesi i grupit kinez gjatë negociatave për blerjen e Milan-it. Kështu, nëntori do të jetë rasti për të kuptuar saktësisht qëndrueshmërinë financiare të biznesmenit kinez.

TPZ.AL