TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Partizanit, që po luhet në këto momente në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet është ndërprerë. Në periodën e tretë ka ndodhur një incident mes tifozëve të Tiranës dhe lojtarëve të Partizanit. Dalja nga fusha e lojës e Daliut (pasi shkaktoi faullin e dytë antisportiv) u shoqërua edhe me daljen e shokut të tij të skuadrës Pylla, që kundërshtoi vendimin e gjyqtarëve. Në momentin që lojtari i Partizanit po dilte nga salla debatoi me tifozët bardheblu dhe kaq ka mjaftuar që të nisë një sherr dhe në parket të hyjnë disa tifozë të Tiranës.
Nuk mungojnë edhe sende të hedhura në drejtim të stolit të Partizanit, ndërkohë që forcat e rendit ndërhyjnë për të vendosur qetësinë në fushë, ku për 2-3 minuta ka kaos. Gjyqtarët ndërpresin ndeshjen dhe shkojnë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që sfida ende nuk ka rinisur, derisa në sallë të rikthehet qetësia. Kjo sfidë derbi është e vlefshme për javën e tretë të kampionatit, me bardheblutë që udhëheqin rezultatin 43-37.
Pas 10 minutash pezullim, policia ka shtuar masat e sigurisë dhe lojtarët e Tiranës janë rikthyer në fushë për nxehmje, por jo ata të Partizanit, që ndodhen ende në dhomat e zhveshjes.
TPZ.AL