TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjithmonë e më tepër flitet për ngacmime seksuale kohët e fundit, për femra që denoncojnë të qenit viktima të së shkuarës. Edhe në futboll ka një rast të tillë, teksa një futbolliste akuzon ish-presidentin e FIFA-s, Sep Blaterin, i përfshirë në një sërë skandalesh në të shkuarën.
Në një intervistë për një gazetë portugeze, portierja e kombëtares ë Amerikës, Hope Solo, ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga Sep Blater, në ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë”, në janar të 2013-ës. “Po ngjitesha në skenë në atë ceremoni, ku do t’i jepja trofeun shoqes sime Abi Uambah, që kishte fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Londrës, kur Blater më preku të pasmet. Nuk e dhashë veten në atë moment, sepse duhej të festoja me shoqen time”.
Ish-presidenti i FIFA-s e ka mohuar këtë akuzë, duke thënë se është shumë qesharake. Hope Solo ka qenë protagoniste absolute e triumfeve të kombëtares së saj, ku numëron 202 ndeshje.