SPORT, 11 Nëntor 2017, 18:01

Argjentina fiton në “frymën e fundit”, sa shumë vuan në Rusi (video)

Argjentina fiton në “frymën e fundit”, sa shumë vuan

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur ta fitojë miqësore ndaj Rusisë, në fushën e kësaj të fundit. Në Rusi do të zhvillohet Botërori 2018 dhe ky ishte një test i rëndësishëm për Mesin me shokë.

Ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 86-të, kur pas shumë tentativave drejt portës, Aguero arriti më në fund ta gjente rrugën e rrjetës. Sampaoli e nisi ndeshjen me skemën 3-5-1-1, ku pas Aguerros në majë të sumit ishte ylli Lionel Mesi. Në këtë takim nuk kishte shumë histori, pavarësisht dëshirës së madhe të Rusisë për të ndalur Argjentinën.

Portieri i Rusisë ishte ai që kishte më tepër punë në këtë takim. U dorëzua vetëm në fund, pas 21 goditjeve drejt kuadratit nga ana e miqve. Aguero shënoi një minutë para se të zëvendësohej nga juventini Dibala.

https://streamable.com/9l26c