TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të fotove të Dritan Zaganit së bashku me Emiljano Nuhun në Gjenevë të Zvicrës nga Artan Hoxha ka ardhur ardhur reagimi i oficerit të policisë.
Ish-nënkomisari Emiljano Nuhu ka komentuar Hoxhën në “Facebook”, duke e akuzuar gazetarin investigativ. Nuhu shkruan se Hoxha po përdor famën për të mbrojtur grupet kriminale. Po ashtu ai akuzon gazetarin se pasi ky i fundit shiti informatorin e tij Landin e Mirasit, duke ia dorëzuar gripit kriminal që kultivonte kanabis në Korçë, e për pasojë ai u vra.
Reagimi i Emiljano Nuhut:
Z. Artan Hoxha, une te njohe shume mir cfare ke bere! u bere i famshem si gazetar, dhe kete fam po e perdore per te mbrojtur Grupet Kriminale duke perfituar prej tyre. do te kujtoj nje histori te vogel, (A te kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal qe kultivonte kanabis ne rrethin e korçes,) do te jap prova qe ti ja bleve informacionin Landit te Mirasit per 3000 euro dhe e vrave duke e shitur tek Grupi Kriminal). Mos me ngatërro me politiken unë jam oficer karriere po tregoj nje ngjarje te vertetë, qe ti e di shume mirë si ka ndodhur por nuk e pranon dot të verteten.
Ndërkohë, për statusin e Hoxhës ka reaguar edhe Dritan Zagani, ish-oficer që ndodhet në Zvicër për azil politik, ndërsa sulmon gazetarin.
TPZ.AL