AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 00:01

3-0, Sevija shpërfytyron Realin (Video)

3-0, Sevija shpërfytyron Realin (Video)
Duhej të ishte mbrëmja kur Reali i Madridit mund të merrte i vetëm kryesimin e La Liga-s. “Los Blancos” nuk përfituan nga humbja e Barcelonës me Leganes, përkundrazi u paraqitën edhe më dobët, duke humbur 3-0 në fushën e Sevijas. Një shpërfytyrim për skuadrën e Lopeteguit, që pësoi humbjen e parë në stolin e Realit, por ku më tepër se rezultati, problematike ishte paraqitja tejet e dobët. Tre gola të pësuar në pjesën e parë të lojës, diçka që në mbretërorëve nuk u ndodhte në kampionat prej nëntorit të vitit të largët 2003, edhe në atë rast pikërisht përballë Sevijas në “Ramon Sançez Pizhuan”.