AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 09:41

Donte të ndihmonte bashkëkombasin e tij, shqiptari përfundon vetë në pranga

Donte të ndihmonte bashkëkombasin e tij, shqiptari përfundon

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane së bashku me bashkëkombasin e tij.

31 vjeçari shkoi të ndihmonte si përkthyes bashkëkombasin e tij në stacionin hekurudhor, por kur nxori portofolin kishte një kartë identiteti greke, e cila rezultonte e falsifikuar.

Pas verifikimit policia gjermane e ka prangosur shqiptarin që përdorte kartën greke për të qëndruar në qytetin e Erfurtit.

Prokuroria tashmë e akuzon shqiptarin për “Falsifikim dokumentesh”. TPZ.AL