AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 00:37

Fevziu nxjerr bllof Artan Hoxhën në historinë e vajzës së përdhunuar nga djali deputetit

Fevziu nxjerr bllof Artan Hoxhën në historinë e vajzës

Duke folur në Opinion lidhur me historinë e Xhesila Malokut, vajzës e cila bëri denoncim se ishte përdhunuar nga djali i deputetist socialist Rahman Rahja, gazetari Artan Hoxha që u mundua ta shfrynte ngjarjen, e kundërshtoi versionin e nënoficerit të policisë Emiliano Nuhu duke paralajmëruar se nesër do të transmetonte ai një intervistë me vajzën e përdhunuar.

Por, emisioni Opinion nuk ishte LIVE, ai qe regjistruar. Dhe kur Hoxha deklaronte para publikut se ai do ta transmetonte të nesërmen intervistën, ata që e mbanin peng Xhesilen e kishin çuar atë me shpejtësi tek kolegu i vet super i pavarur, Muhamed Veliu.

Pra kur Artan Hoxha bënte ato deklarata në ekran rreth orës 22:40 Xhisela e kishte bërë tashme rrëfimin e saj tejet të besueshëm./Lapsi.al