TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 32 vjeçarin Klodian Bregu pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet italiane.
Bregu akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe “Organizatë kriminale”, ai do të ekstradohet në Itali.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Trafikim i Narkotikëve” të parashikuara nga legjislacioni Italian.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana. TPZ.AL