AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 10:37

Droga në shkolla, Luan Rama: Gjendja është skandaloze! Policia…

Droga në shkolla, Luan Rama: Gjendja është skandaloze!

Transmetimi një videoje nga emisioni “Stop” dhe arrestimet e fundit të të rinjve që shpërndajnë drogë në shkolla tek të miturit ka sjell një reagim nga zv.kryetari i LSI, Luan Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se e vërteta është alarmante, gjendja është skandaloze dhe më alarmante është indiferenca e shtetit.

“E në gjithë këtë butafori të transmetuar prej ERTV-së, nuk munguan as deklaratat e Policisë së Shtetit, sipas të cilës, “…policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike me nisjen e vitit të ri shkollor.

Midis masave është shtimi i patrullave në orët e lëvizjeve më të mëdha në afërsi të shkollave… mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave” e të tjera e të tjera si këto!”, shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.