AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 09:18

JUSTIFIKIMI/ Deputeti i PS, Rrahman Rraja: E vërteta e denoncimit, vajza ishte xheloze se im bir …

JUSTIFIKIMI/ Deputeti i PS, Rrahman Rraja: E vërteta e denoncimit, vajza

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Panorama, deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rrahja, mohon akuzat e ngritura nga ish nënkomisari i policisë në Fushë Krujë.

Deputeti Rrahja shprehet se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilëson akuzat e bëra ndaj tij si sajesë. Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me stacionin e policisë së Fushë Krujës. Deputeti socialist tregon se ka patur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka patur një lidhje dhe është ndarë.

E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj edhe akuzave për përdhunim të bëra nga ish kryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rrahja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza. Sipas deputetit kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk ka patur asnjë problematikë tjetër mes Policinë e Krujës dhe Ligjin.

Rrahja mohon gjithashtu akuzat se në stacionin e policisë ai ka qenë bashkë me të vëllanë dhe persona të tjerë sic e akuzon ish nenkomisari i Stacionit të policisë Emiljano Nuhu.