TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emisioni "Të Paekspozuarit" i gazetarit Ylli Rakipi, do të rikthehet mbrëmjen e sotme, në televizionin "News 24". I ftuar këtë mbrëmje do të jetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përballë analistëve Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.
Emisioni i titulluar "Rruga e vetme e Lulzim Bashës?", do të fokusohet tek aksioni i opozitës, platformat e shpalosura së fundmi, të larguarit dhe aleatët, por edhe çështjet më të nxehta të aktualitetit, siç është dëshmia tronditëse e nënkomisarit Emiljano Nuhu për fshehjen shtetërore të përdhunimit të një vajze.
Çështja thelbësore që do të diskutohet në emision është vendimi i Lulzim Bashës për aksionin opozitar. A do të vijojë Lulzim Basha luftën ndaj qeverisë brenda apo jashtë sistemit? Si mund të përmbyset Edi Rama?
Ndiqni debatin mes Lulzim Bashës dhe analistëve, sonte në orën 21:00, në News 24.
/TPZ.AL/