TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë,41 dhe 38 vjeç, pasi u janë gjetur 350 karta identiteti gjermane dhe franceze bosh, si dhe 100 viza gjermane.
Njëri prej të arrestuarave punonte si shofer autobusi në linjën Shqipëri-Greqi së bashku me ndihmësin e tij. Prangosja e tyre u bën në rrugën “Ionia” në afërsi të qytetit të Artës.
Dy shqiptarët kishin fshehur kartat e identitetit pas sediljes së shoferit, në brendësi të kabinës së tij, raportojnë mediat greke. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, tashmë do të përballen me drejtësinë greke. TPZ.AL