TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar ditën e sotme në Krujë 50 vjeçarin Flamur Korrikun pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet italiane për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Ai ishte dënuar në mungesë me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane.
Sipas njoftimit të policisë Flamur Korriku banues në Tiranë, u ndalua në Krujë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.
Korriku akuzohet për “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve” si dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.TPZ.AL