TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme policia e Tiranës ka sekuestruar 32 doza me kannabis, ndërsa në pranga ka rënë një 22-vjeçar. Burime zyrtare thanë se Leonard Doka akuzohet se shpërndante drogë në përreth shkollave të Tiranës.
Ndërkohë, policia procedoi në gjendje të lirë shtetasin me inicialet M.B., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Doka akuzohet se shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit (Ali Dem”, “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”), dhe në momentin që ky shtetas është konstatuar së bashku me shtetasin M. B., i janë gjetur 30 doza me kanabis.
Gjithashtu në ambientin përreth shkollës “Qemal Stafa”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit A. B., 24 vjeç iu gjetën dhe skuestruan 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, ky shtetas u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotke”.
Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L. D., A. B., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit M.B.
TPZ.AL