TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit nga News 24 të kontratë-marrëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë fituese të koncensionarit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, sipas të cilit për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro, vjen edhe reagimi i ish-deputetit të PD, Bardh Spahia.
Përmes një postimi në Facebook, Spahia shprehet se fakti që një kilometër rrugë kushton 15 milionë euro, tregon se babëzia e kryeministrit Edi Rama nuk njeh kufij.
“BABËZIA E KËTIJ KRYEMINISTRI NUK NJEH KUFIJ LLOGJIKE!
Dukshëm vendi është pa prokurori. Në cilin vend vidhet kaq paturpësisht e nuk të gjen gjë? Vetëm në diktaturë, kur një njeri i vetëm ka kapur çdo institucion! Çdo ditë në karrige Edi Rama është kosto për xhepat tanë! Rruga e vetme, largimi i tij me çdo kusht! Nuk duhet pritur më!”, shkruan ish-deputeti në Facebook.