AKTUALITET, 25 Tetor 2017, 17:09

Incidenti me gazetarët, Berisha: Ja si ta dënoni Kryekumbarin e drogës!

Ish-Kryeministri demokrat, Sali Berisha, dënoi me ashpërsi sjelljen “ordinere me gazetarët” të “kryekumbar Edvinit”, pas intervistës së dhënë nga Kryeministri Edi Rama, të shoqëruar me fyerje për gazetarët që po e intervistonin atë. “Fajin per lidhjet e tij me drogen e kane gazetaret! Kryekumbar Edvini humbet kontrollin dhe sillet si ordiner me gazetaret. Duke denuar kete akt dhune te eger verbale ndaj gazetareve, ju ftoj miq te ndiqni dhe denoni qendrimin e tij banditesk ndaj tyre. Sb”, - shkruan ish-kreu i PD në faqen e tij në Facebook.

STATUSI I PLOTË I ISH-KRYEMINISTRIT