TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka dalë nga salla e Kuvendit, dukshëm i tensionuar, pas injorimit që i bëri opozita, e cila u largua sapo Rama mori fjalën.
Rama i’u drejtua gazetarëve me një sulm të paprecedentë, duke i thënë “nuk merrni vesh, turp për ju, jeni budallenjë, nuk keni lexuar”.
Por, kjo sjellje dhe ky mllef ndaj gazetarëve nuk e ka zanafilën sot, pasi Rama ka disa muaj që intimidon dhe ushtron presion ndaj medias dhe fjalës së lirë.
Më 15 Prill të këtij viti gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Të Pakespozuarit“ diskutoi në studion e tij pikërisht për sjelljën dhe arrogancën e kryeministrit ndaj medias
Më poshtë gjeni të plotë emisionin, “Rama dhe Media” në 5 prill 2017, ku në studio ishin të ftuar gazetarët më të njohur në vend, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mero Baze dhe Henri Çili./TPZ.AL/
https://www.youtube.com/watch?v=vox5V26kuUs