AKTUALITET, 13 Nëntor 2017, 13:03

Vrau gjyqtaren Hafizi, ja vendimi i ekspertizës për burrin që pretendon se ka probleme mendore

Është zbardhur ditën e sotme ekspertiza mjeko-ligjore për shtetasin Fadil Kasemi, i akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi.

“Kasemi pa probleme mendore”, thuhet në ekspertizë.

Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi dy muaj më parë, ku Kasemi i mori jetën ish-gruas së tij, Fildes Hafizi.