AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 17:22

Hoteli i Balilit, Tabaku shpjegon firmosjen e dokumentit nga Basha

Hoteli i Balilit, Tabaku shpjegon firmosjen e dokumentit nga Basha

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në Parlament ka shpjeguar firmën e Lulzim Bashes në 2010-ën për dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

“Eshtë inventar i pronave të sindikatave. Dokumenti i firmosur nga Ministri i Brendshëm Basha është raporti për inventarizimin e 115 pronave të sindikatave, kryesisht kampe punetoresh. Nuk ekziston asnjë dokument tjetër, asnjë vendim qeverie, përvec identifikimit të pronave të sindikatave. Edi Rama nuk na ben dot pis me krimin qe e ka vetë në mbrojtje”, tha Tabaku.

Ishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taluant Balla,  akuzoi liderin e demokrateve se firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

“Edi Rama nuk mund ta fshehë se Balili u emërua drejtor i rëndësishëm në Sarandë nga qeveria e tij, se u fuqizua si pjesë e krimit të organizuar gjatë qeverisë së tij, se u njoh si Eskobar i Ballkanit gjatë qeverisjes së tij dhe se vazhdon të jetë i lirë, pavaresisht së ndaj Balilit ka urdhër arresti ndërkombëtar”, tha Spaho.