AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 14:54

Ballkani, vatër ku mund të shpërthejë lufta

Ekspertët amerikanë: Në vitin 2018 na presin 30 vatra që mund të përshkallëzojnë në luftëra të mëdha. Trazira të mundshme politike dhe dhunë ekstremiste në Ballkan, paqëndrueshmëria e të cilit disa herë ka tronditur botën.

 

Ekspertët amerikanë për politikë të jashtme vlerësuan mundësinë e shpërthimit dhe efektet e 30 krizave potenciale dhe konflikteve që mund të ndodhin në vitin 2018. Vlerësimet e tyre janë publikuar në raportin vjetor “Prioritetet parandaluese” të Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare. Ekspertët kanë identifikuar rreziqet potenciale dhe rëndësinë e tyre për Shtetet e Bashkuara, dhe janë ndarë në tri kategori

 

Tetë rreziqet e nivelit të parë

Në kategorinë e prioritetit më të madh janë tetë konflikte dhe kriza të mundshme:

 

 

1.Konflikti ushtarak që do të përfshinte SHBA-n, Korenë e Veriut dhe fqinjët -

Rreziku nga lufta bërthamore rritet nga dita në ditë, tërheqin vërejtjen analistët. Presidentët e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong -un janë shumë të paparashikueshëm dhe gjithnjë e më shumë provokojnë njëri-tjetrin.

2.Konflikti i armatosur i Iranit dhe SHBAose ndonjë aleati tjetër amerikanë për shkak të implikimit iranian në konflikte rajonale dhe mbështetjen e grupeve të militantëve  siç janë Hutët jemenas dhe Hezbollahu libanez . Presidenti amerikan disa herë është shprehur se dëshiron që SHBA-të dalin nga marrëveshja bërthamore me Iranin  dhe dy shtete nga kjo deklaratë kanë përkeqësuar marrëdhëniet.

 

 

3.Sulmi kibernetik në infrastrukturën dhe rrjetet e rëndësishme  në SHBA– Gjatë këtij viti hakersat kanë kryer disa nga sulmet më të mëdha në histori, të vjedhjes së të dhënave të milionave njerëzve dhe sulmit të faqeve të internetit të kompanive të ndryshme.

4.Një zgjidhje ushtarake e qëllimshme apo e paqëllimshme ndërmjet Rusisë dhe anëtarëve të NATO-s - Analistët tërheqin vërejtjen në sjelljen e Rusisënë Evropën Lindore, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë dhe krizës në lindje të Ukrainës.

5.Konflikti ushtarak në jug të detit Kinez - Kina, Filipinet, Malajzia, Tajvani, Vietnami dhe Brunei me vite tëra kanë kontestime rreth disa ishujve me rëndësi strategjike

 

 

6.Sulmi i madh terrorist ndaj SHBA ose ndonjë aleati të saj – Islamikët nuk pushojnë me kërcënimet me sulme, e rreziku vjen edhe nga “terroristët vendor”.

7.Përshkallëzimi i konfliktit në Siri – Lufta qytetare në Siri vazhdon edhe më tej, e ekziston rreziku edhe nga konfliktet e reja të forcave të regjimit dhe të kryengritësve por edhe tensioneve në rritje në mes të pjesëmarrësve të jashtëm - SHBA, Rusisë, Iranit...

 

 

8.Konfliktet e reja dhe paqëndrueshmëria në Afganistan – Talebanët paraqesin kërcënim të përhershëm dhe kryejnë sulme në vend, e ekziston edhe rreziku nga rënia e qeverisë.

“Me rrezikunë nga rritja e konflikteve të armatosura në botë, Shtetet e Bashkuara duhet të hartojnë vendime inteligjente se ku do të përqëndrojnë vëmendjen dhe burimet, në mënyrë që të shmangin angazhimet ushtarake potencialisht të kushtueshme. Pasqyra jonë vjetore e prioriteteve parandaluese është menduar në atë mënyrë që të ndihmoj pushtetin amerikan që ta bëjnë pikërishtë këtë,” tha Pol B. Stares, drejtor i Qendrës për aksion parandalues dhe autor i librit të ri "Angazhimi parandalues: si mund ta shmang Amerika luftën, të ngelet e fortë dhe ta mbaj paqen ".

Rreziku i nivelit të dytë

Sa i përketë rrezikut të nivelit të dytë, konsiderohet që pasojat e këtij niveli do të ishin më të vogla se ato të nivelit të parë. Rreziqet e nivelit të dytë janë:

1.Konflikti i Japonisë dhe Kinës rreth Senkaku / Ishujt Diaoyu

2.Paqëndrueshmëria politike në Venezuelë

3.Përkeqësimi i katastrofës humanitare në Jemen

4.Konfliktet në Myanmar

5.Rritja e dhunës e lidhur me krimin e organizuar në Meksikë

6.Konfliktet në Ukrainë në mes të forcave ukrainase dhe atyre proruse

7.Intensifikimi i dhunës në mes të kurdëve dhe forcave qeveritare në Irak dhe Turqi

 

 

8.Konflikti më i madh në mes të Pakistanit dhe Indisë për Kashmirin

9.Konflikti në mes të Izraelit dhe Hezbollahut

10.Tensionet në rritje në mes të Izraelit dhe Palestinës (duhet pasur parasysh që hulumtimi është kryer para vendimit të Presidentit Trump për pranimin e Jerusalemti si kryeqytet të Izraelit, me siguri se dy rreziqet e fundit do të kishin zënë vend në rreziqet e nivelit të parë v.j,)

Ballkani kërcënim i ulët

Sa i përket grupit të tretë të rreziqeve potenciale, aty bëjnë pjesë kryesisht shtete afrikane (Nigeria, Kongo, Zimbabve, Libia, Republika e Afrikës Qendrore, Kenia) ku rreziqet më të mëdha vijnë nga sulmet terroriste të Boko Haramit dhe grupeve të tjera islamike si dhe trazirave politike.

Bëhet fjalë për konflikte të mundshme të cilat SHBA-ja i konsideron këcënime me prioritet të ulët.

Mirëpo, këtu është edhe Ballkani, i cili nuk ishte në raportet e kaluara. Ekspertët flasin për trazirat e mundshme politike dhe dhunën ekstremiste në rajon, e dihet që paqëndrueshmëria e Ballkanit disa herë ka tronditur botën.