AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 13:17

Rama-opozitës: A jeni në vete, i bëni ambasadorët Habilaj dhe Balilaj, po pengoni integrimin

Rama-opozitës: A jeni në vete, i bëni ambasadorët Habilaj

Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i thënë se nuk do të merret më me akuzat e tij sepse kjo nuk ia vlen.

“Kur akuzon pa fakte o i ke bërë vet, o je në gjendje që t’i bësh vet. Dhe këtë gjë e them sa herë që ti merr në gojë me libër shpie kundërshtarët e tu”, tha Rama.

“Fole për partnerët evropian dhe the se çfarë na thonë ne ata. Ata thonë: nuk mund ta duam ne Shqipërinë më shumë se ç’e do opozita juaj. Ata thonë se si është e mundur që opozita juaj nuk e kupton këtë moment për vendin dhe nuk jep asnjë kontribut.

Isha unë në Bruksel dhe ju flisni në emrin e tyre. Ata nuk e kanë problem të thonë çdo gjë, kur kanë një shqetësim. Ata ishin në një zë për çeljen e negociatave për anëtarësim , edhe ata që vijnë nga familja juaj politike, u shprehen me nota pozitive për Shqipërinë.

I turreni ambasadorëve dhe i trajtoni sikur janë në një rresht me Habilaj e Balilaj. Kur thonë se gjashtëmujori i ardhshëm është vendimtar dhe Shqipëria mund të çel negociatat nuk e thonë për të na bërë qejfin ne", tha Rama