AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 15:55

Kokainë të mbushur në pastë dhëmbësh, arrestohet shoferi shqiptar në Itali

Kokainë të mbushur në pastë dhëmbësh, arrestohet

Sipas mediave italiane, një patrullë e Kompanisë së “Guardia di Financa” e Laurias ka identifikuar një makinë të dyshuar “Renault Megane Scenic”, në një zonë pushimi përgjatë autostradës A2 të Mesdheut midis kryqëzimeve të Lagonegro Sud dhe Lauria Nord.

Gjatë kontrollit, shoferi 42-vjeçar shqipta, në fillim u tregua i qetë dhe i ftohtë, duke u përpjekur t’i jepte punonjësve të policisë të dhëna rreth rrethanave të udhëtimit të tij.

Pasi nuk janë bindur nga deklaratat e shqiptarit policët kanë kontrolluar imtësisht makinën ku kanë gjetur të fshehur një kg kokainë.

Pakoja që përmbante kokainën, e cila nuk ishte e dallueshme nga një pamje e parë në ndarjen së motorit, ishte me një mbështjellës plastike me vakum, letër celofani dhe jashtë, në një qese plastike.

Kokaina e kapur rreth  një kilogram, në analizën e parë ka treguar një shkallë pastërtie prej 80%.

Hetuesit besojnë, se mund të nxirreshin 5,000 doza për shitjet me pakicë, me të ardhura mes 50,000 dhe 60,000 eurove.

42-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë dhe është dërguar në burgun e Potenzas.