TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi Balfin dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi. Nëpërmjet Fondit Balfin, të ngritur nën kujdesin e veçantë të Z. Mane, President i Grupit Balfin, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë familjet në nevojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, dhe në kthimin e vlerave dhe rëndësisë që ka një jetë aktive për këtë kategori të shoqërisë shqiptare për familje të cilat do të jenë të identifikuara dhe referuara nga “Fundjavë Ndryshe”. Marrëveshja u nënshkrua sot me Presidentin e Grupit Balfin Z. Samir Mane, dhe drejtorin e fondacionit Z. Arbër Hajdari.
Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Grupi Balfin beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye ka vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe punën e bërë nga Fondacioni “Fundjava Ndryshe” duke u bërë një nga bashkëpunetorët e ngushtë dhe afagjatë të këtij fondacioni.
