AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 15:03

BE, miu i cili dëshiron të ulërasë

BE, miu i cili dëshiron të ulërasë

BE  me kënaqësi kritikon politikën e Lindjes së Mesme nga ana e shteteve tjera, por vetë nuk ofron kurrfarë propozimi. Kjo përfundimisht është pak për bashkësinë e shteteve që financon autonominë palestineze

Bernd Riegert

Iniciativa provokuese e presidentit amerikan, Donald Trump, mbi pranimin e Jeruzalemit si kryeqytet i shtetit të Izraelit për Bashkimin Evropian është një gjë e keqe. Kjo shkakton vetëm siklet, rebelim dhe acarim të frontit, njëzëri vlerësojnë ministrat e punëve të jashtme të 28 shteteve anëtare. Uniteti rreth asaj që vetëm “zgjidhja e cila parashikon dy shtete”, Izraelin dhe Palestinën, sjell progres, ishte “impresive”, lavdërohej përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së, Mogherini.

Të bashkuar në bllokim

Kjo vendosmëri nuk ka impresionuar edhe aq shumë mysafirin nga Izraeli. Benjamin Netanjahu ka kohë që nuk e llogarit Bashkimin Evropian, sepse është shumë miqësor ndaj palestinezëve.

Ai shpresat i ka tek SHBA-të dhe mikun e tij të ri dhe më të mirë, Trump. Palestinezët e bëjnë pikërisht të kundërtën. Ata mallkojnë SHBA-të dhe preferojnë të shohin BE-në në një rol më aktiv të ndërmjetësimit. Por si do të funksiononte e gjitha kjo së bashku?

Bashkimi Evropian,këtë e ka bërë të ditur qartë dhe me zë se përfaqësuesja e lartë Mogherini nuk e ka politikën e vet të Lindjes së Mesme. Iniciativat personale janë veçanërisht të përjashtuara. Gjithmonë pret mençuri nga Uashingtoni. Por në këto mençuri qartasi mund të pres gjatë. As presidenti Obama nuk arriti të ulë të gjitha palët në një tavolinë. A do ta arrij këtë Trumpi i paparashikueshëm, kjo do të ishte një çudi politike.

Bashkimi Evropian po prezantohet më i vogël se sa që është, përkundër rolit të saj shumë të madh që ka në konflikt. BE financon një pjesë të mirë të buxhetit palestinez dhe mbanë jetën në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor. Dhe atë me mbështetje të theksuar nga Izraeli, sepse përndryshe këto detyra duhet t’i merrte forca pushtuese.

Politikanët e Bashkimit Evropian shpesh kanë kërkuar që BE duhet të jetë më aktive. Deri më tani e gjitha ka ngelur në qëndrimin kokëfortë në përputhje me parimet e "zgjidhjes së parimit të dy shteteve" ose rregullit të "një vendi për paqe", të cilin izraelitët dhe palestinezët e kanë zhvilluar në vitet ’90-të. Prej atëherë shumëçka është tentuar, por shumë pak prej kësaj ka ndodhur. Nuk ka funksionuar. Arsyeja për këtë është qëndrimi negativ i palestinezëve ndaj njëri-tjetrit, por edhe qëndrimi negativ i qeverisë së Netanjahut.

 Dhe çfarë duhet bërë tani?

Tani do të ishte koha që BE-ja të zhvillojë alternativa realiste në mënyrë që të tejkalohet bllokimi. Për këtë janë të domosdoshme koha dhe idetë e mira. Ndoshta presidenti francez Macron mund të shkelë në këtë rrugë, pasi Bashkimin Evropian ta braktisin britanikët kokëfortë, e në Berlin të ketë sukses që ta bind për këtë çështje, deri më tani kancelaren kryesisht pasive.

Kjo sigurisht do të ishte më mirë se sa të priten propozimet përrallore nga shtëpia e Trumpit, mendohet edhe në dhëndërin e tij, Jared Kushner. BE-ja duhet të veprojë në vend se vetëm të kritikoj paaaftësitë dhe mosgatishmërinë e pjesëmarrësve të tjerë të këtij konflikti. Në këtë kontekst, vendimi pa ndjenja dhe konfuz i presidentit amerikan mbi Jeruzalemin ka të paktën diçka pozitive: përsëri flitet për konfliktin e Lindjes së Mesme, madje edhe në Evropë.