AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 16:13

Zbulohet data kur do të zgjidhet Kryeprokurori i përkohshëm

Zbulohet data kur do të zgjidhet Kryeprokurori i përkohshëm

Të hënën, më 18 dhjetor, Shqipëria do të ketë një Prokuror të ri të Përgjithshëm edhe pse ai emërtohet si i “përkohshëm”.

Data është zbuluar nga kalendari i punimeve të Kuvendit Popullor, i publikuar në faqen zyrtare të tij.

Dje para Komisionit të Ligjeve paraqitën kandaditurat e tyre shtatë prokurorë: Arqile Koça, Arta Marku, Artur Selmani, Besnik Muçi, Ermira Tafani, Ferdinand Elezi dhe Granit Shahu.

Pikërisht, njëri prej tyre do të zgjidhet kryeprokuror i përkohshëm.

Kuvendi do t’i mbyllë një javë më parë punimet e kësaj legjislature, të shoqëruar me shumë polemika.

TPZ.AL