AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 16:47

Interi i Spaletit pretendent serioz për kampion, zikaltërit presin titullin e 18-të

Interi i Spaletit pretendent serioz për kampion, zikaltërit presin

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, është duke bërë një punë të shkëlqyer te zikaltërit, aq sa ekspertët e futbollit italian pohuan se është hera e parë qysh nga koha e Zhoze Murinjos në vitin 2010, që klubi nga Milano është pretedent serioz për titullin kampion.

Interi mund ta çementojë pozicionin e tij si kryesues i Serie A, kur të përballet të dielën me Udinezen në “San Siro”. Rivalët për titull, Napoli dhe Juventus, do të luajnë në udhëtim respektivisht në Torino dhe Bolonja.

Interi vjen pas një barazimi pa gola me Juventusin, duke qenë ekipi i vetëm pa humbje në këto 16 javë kampionat, ashtu si edhe me Napolin, duke mos humbur asjë ndeshje qysh nga gushti i vitit 2004.

Tani Spaleti është duke bërë histori me Interin, duke bërë fillimin më më të mirë dhe ka shanse reale për t’i dhënë klubit titullin e 18-të kampion.

TPZ.AL