AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 14:23

VIDEO/ Kapet hajduti serial i aksesorëve të makinave

VIDEO/ Kapet hajduti serial i aksesorëve të makinave

Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të aksesorëve të automjeteve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.2[12:01, 12/13/2017] Zdh. drej. po. Tirane: Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të aksesorëve të automjeteve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.2

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2  kanë arrestuar  shtetasin:

• Artur Karma, 41 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas më datë 09.12.2017,  dyshohet se ka vjedhur disa goma të llojeve  të ndyshme në një gomisteri në bulevardin "Bajram Curri", të shtetasit G.R., 29 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 23.08.2017, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin dhe navigatorin e mjetit tip “Golf” të shtetases A.B., 27 vjeçe.

Më datë 14.10.2017, dyshohet se ka vjedhur gomat e mjetit “Chevrolet” të shtetasit A.B., 31 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.[11:23, 12/14/2017] Zdh. drej. po. Tirane: Tiranë.

Finalizohet operacioni “Euro 2”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për falsifikim monedhash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar  arrestuan në flagrancë  shtetasit:

• Genci Muja, 37 vjeç, banues në Krujë,

• Denis Ibrahimi, 21 vjeç,  banues në  Fushprezë.

Pasi këta shtetas veçmas nga njëri- tjetër, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se  shtetasi Genci Muja  dyshohet dhe si autor i ngjarjes të ndodhur si më poshte :

Më datë 25.11.2017,  në rrugen “Aleksander  Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se i ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant një kartmodhe 100 euro e dyshuar si e fallsifikuar.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale që këta shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer në këtë fushë.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 183 dhe 143  i Kodit Penal.[14:11, 12/14/2017] Zdh. drej. po. Tirane: Tiranë.

Mbaron kohën e vuajtjes së dënimit, del nga burgu dhe rifillon përsëri aktivitetin kriminal në fushën e vjedhjes.

I merr me dhunë  telefonin një shtetaseje, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Arrestohet 24 vjeçari, i dënuar disa herë më parë për “Vjedhja” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”

Ky shtetas gjatë dy ditëve të fundit, dyshohet se ka kryer edhe tre vjedhje të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë arrestuar shtetasin:

• Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar disa herë më parë.

Ky shtetas më datë 13.12.2017,  rreth orës 21:35  u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli” , i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:

• Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.

• Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.

• Në rrugën "Ibrahim Rugova" dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.

Materialet  i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.