AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 14:40

Provokon Beogradi: Kosova është “Jeruzalemi” i Serbisë

Provokon Beogradi: Kosova është “Jeruzalemi” i

Kosova, të cilën Beogradi refuzon t’i njohë pavarësinë, është “Jeruzalemi” i serbëve. Kjo është ajo që deklaroi sot, ministri serb i Punëve të Jashtëme, Ivica Daçiç.

“Kosova është Jeruzalemi ynë”, tha Ivica Daçiç gjatë një konference për shtyp në kuadër të 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi) dhe Izraelit.

Në fakt, Izraeli ende nuk e ka njohur Kosovës, një “pozicion që ka konsekuenca pozitive në marrëdhëniet tona”, theksoi Ivica Daçiç.

Kosova është shtet i pavarur, qysh kur ajo shpalli Pavarësinë në shkurt të vitit 2008, një vendim i marrë gati dhjetë vjet pas Luftës së Kosovës midis Beogradit dhe UCK-së.

Beogradi dhe Prishitna janë angazhuar në një proces normalizimi marrëdhëniesh nën ombrellën e Bashkimi Europian, por pas një fillimi inkurajues dhe një marrëveshje të konsideruar historike në vitin 2013, dialogut ndodhet tashmë në një pikë të vdekur prej disa muajsh.

TPZ.AL